Deputeti Dashamir Shehi ka prezantuar sot platformën “Po për Shqipërinë”. Shehi u shpreh se platforma do të nisë të zbatohet më 10 janar me ligjin për referendumet, që atakon direkt politikën shqiptare.
“Këtë ide të re unë shpresoj se do ta ndjekin mijëra njerëz. Të shikojnë këtu një instrument me të cilin mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Jo thjesht me Kryesinë tonë. Ne si themelues jemi 5 veta, por këtu ka me mijëra profesorë dhe shkencëtarë që po i afrohen kësaj ideje. Për t’u dhënë garancinë maksimale, një pjesë e grupit themeletar janë njerëz që jetojnë në emigracion, do shkojmë ta regjistrojmë ligjërisht edhe në shtetet e huaja duke filluar nga Gjermania. Që platforma të mos ketë mundësi të deformohet nga ana teknologjike nga duart e pista. E kemi lënë ta prezantojnë pas vitit të ri. Me shpresën e re utopike që Viti i Ri do jetë më i mirë. Shpresojmë që me këtë platformë do t’i japim një kontribut popullit opozitar që të organizohet, pastaj edhe gjithë shqiptarëve”, tha Shehi në fjalën e mbajtur.
Deputeti tha se do të ketë komunikime online të përjavshme lidhur me situatën politike në vend.
“Do e fillojmë me datë 10 Janar me ligjin për referendumet sepse e atakon direkt politikën shqiptare. Kjo është e para. E dyta kjo formë referendare është demokracia më direkte dhe më e afërt. Do ta fillojmë me datë 10 Janar”, u shpreh Shehi.