Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve me qëllim përfitimin e një sipërfaqe toke.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, në fshatin Kashar.
Gjatë operacionit policor të koduar “Dhurimi” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kontratat noteriale të dyshuara të falsifikuara, të cilat ishin dorëzuar në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Njoftimi i policisë
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Vihen në pranga 2 shtetas, për falsifikim të dokumenteve, me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dhurimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, në fshatin Kashar.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin A. B., 56 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kontratat noteriale të dyshuara të falsifikuara, të cilat ishin dorëzuar në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.