Veliaj në tregun e ri të rrobave të përdorura në Selitë: 100 familje rome do punojnë me dinjitet

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi sot tregun e ri të rrobave të përdorura në Selitë. Tashmë, banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në këtë zonë, që deri dje shisnin në rrugë informale, do të kenë një treg të ri të formalizuar, ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura.

Kryebashkiaku Veliaj tha se më në fund pas 30 vitesh, komuniteti rom në zonën e Selitës, do të tregtojë në një hapësirë të re me kushte optimale për ta dhe qytetarët që frekuentojnë tregun. Veliaj tha se ambienti i ri do të jetë një vit pa asnjë pagesë për komunitetin rom.

“Më në fund ka ardhur dita kur komuniteti rom dhe egjiptian të trajtohen me të njëjtin dinjitet që trajtohet çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që jeton në Tiranë, që do të jetojë me punë të ndershme. Do kemi një treg, e cili për një vit do të jetë pa asnjë kosto, pa asnjë pagesë. Edhe pse pagesa është modeste, por është një mënyrë për të dhënë një mesazh e për të thënë: Ne do shesim mbi një tezgë, nuk do shtrihemi në tokë, do respektojmë higjienën se jemi ende në një betejë me pandeminë dhe do jetë falas për një vit, si një mënyrë për të treguar se duam t’i japim të njëjtin respekt çdo komuniteti, çdo qytetari që do të jetojë me djersën e tij, me punën dhe mundin e tij”, theksoi ai.



Skip to toolbar