Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident fatal në Greqi të ndodhur natën e kaluar. Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Enkeled Biba nga Lezha. Ngjarja ndodhi në aksin Sisiou – Agiou Nikolaou, në kryqezimin e Milatou në Kretë, 30 minuta pas mesnate.
I riu shqiptar humbi drejtimin e mjetit i cili doli nga rruga dhe u përmbys. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të viktimës, i cili vitet e fundit jetonte dhe punonte në Kretë.