Shoqërohen 60 punonjës të një Call Centeri, kompania në emër të një izraeliti

AKTUALITET


Mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar 60 punonjës të një Call Centeri në Tiranë. Mësohet se kompania ku janë bërë shoqërimet është e regjistruar në emër të një shtetasi izraelit.

Rreth një muaj më parë policia finalizoi një operacion për mashtrimet kompjuterike me anë të Call Center në Shkodër ku u vunë në pranga 8 persona.

Këta persona prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga polaku Pawek Wziontek, i cili kishte rekrutuar si menaxherë shqiptarët Ysniela Dalipi, Klodian Memo dhe Nikolin Toma.

Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.



Skip to toolbar