Skandali me pagat, dorëhiqet drejtori i Sistemit Informatik tek Tatimet

Më të fundit


Drejtori i Sistemit Informatik në Drejtorinë e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen.

Vendimi vjen pas skandalit të publikimit të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë, të dhëna që po qarkullojnë në duart e kujtdo në internet.

Drejtori i Sistemit Informatik është vendosur në dispozicion të hetimeve që ka nisur Prokuroria e Tiranës.

Ndërkohë që të premten, 24 dhjetor, skandali është thelluar pas publikimit të një tjetër databaze, me targat e makinave të shqiptarëve.

Prokuroria nisi verifikimet me iniciativë, por edhe nisur nga ankesat e disa qytetarëve, ndërsa dje u regjistrua procedimi për 3 vepra penale.



Skip to toolbar