Të shtëna me armë në një restorant në ShBA, raportohet për dy viktima

BOTA


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kentucky të ShBA-ve, ku dy persona janë vrarë në ambientet e një restoranti.

Sipas policisë së qytetit të Luzville, 21-vjeçari Carson Reitz u arrestua dhe u akuzua për vrasje të dyfishtë pas të shtënave me armë zjarri në restorantin “Rusters” në autostradën Preston.

Sipas dëshmive të personave në vendngjarje, lokali ka pasur shumë vizitorë në momentin e të shtënave, ndërkohë që policia deklaron se nga pamjet e kamerave të sigurisë nga objekti tregojnë se Reitz ka qëlluar mbi dy persona.

Në deklaratë thuhet se Reitz ka pranuar para oficerëve autorësinë e vrasjes së dyfishtë, raportojnë mediat e huaja.

Policia ka identifikuar dy të vrarët nga të shtënat si 48-vjeçari Michael Miller nga Luzville, i cili vdiq në vend, dhe 51-vjeçari Bradley Cross nga Shepherdsville, i cili vdiq në spital. Ndërkohë, që policia ka bërë të ditur se po heton motivet e këtij krimi.



Skip to toolbar