Në një intervistë për “Abc e mëngjesit”, Thierry, bashkëshorti i Hueyda El Saied ka rrëfyer periudhën kur ajo u semur dhe gjithë forcën që i është dashur të gjejë, për të kapërcyer këtë dhimbje të madhe edhe për Gabriel.
“Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Huejdës ta mbante këtë sekret.
Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme. Ne nuk i kemi fshehur asgjë Gabrielit, siç mund t’i flasësh një djali vetëm 6 vjeç. Ne i flisnim atij përpara çdo procesi dhe ishte i informuar në brendësi të situatës. Ne kishim shpresë deri ditën e fundit se ajo do të shpëtonte.
Është sërish një makth këtu nga ana ime. Por do të qendroj i fortë, Gabrieli është më i fortë se unë. Duhet të qendrojmë të fortë për Hueydën”, ka thënë Thierry.
Edhe pas humbjes së bashkëshortes, Thierry e ka kujtuar përherë Hueydën e ka falenderuar të gjithë ndjekësit për mbështetjen e madhe.