‘Ishte në lokal, dikush e thirri për të dalë jashtë’, si u ekzekutua Albi Bashaliu

AKTUALITET


Albi Bashaliu, 35 vjeç mbeti viktimë e një atentati teksa ecte në rrugë mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit. Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i tij.

Pak para se të vritej, 35-vjeçari ishte ne lokal, por dikush e thirri në emër nga jashtë. Ai nuk hezitoi të dilte jashtë, ku e pritën autorët dhe e ekzekutuan menjëherë. Mbetet e paqartë nëse në lokal ishte vetëm apo i shoqëruar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, ndërsa trupi i tij u gjet i pajetë në mes të rrugës. Pas krimit, autorët i kanë vënë flakën automjetit me të cilin lëviznin, vetëm pak metra larg.

Bashaliu nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2017, u arrestua për një atentat të dështuar ndaj dy personave. 35-vjeçari akuzohet se qëlloi me breshëri arme ndaj dy personave që udhëtonin me makinë, por asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Një ndër pistat ku po heton policia është ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e viktimës dhe vëllait të tij.



Skip to toolbar