Një person i armatosur ka vrarë katër qytetarë dhe ka plagosur tre të tjerë, mes të plagosurve edhe një officer policie.
Ngjarja ka ndodhur në metronë e Denver në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi. Ndërsa bëhet me dije se autori i ngjarjes u vra nga oficerët në periferi të Denver.
Mësohet se ai ka hapur zjarr edhe në një lagje tjetër në zonën e quajtur ‘West Denver’, por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.
Shefi i policisë së Denver, Paul Payzen deklaroi se autori kishte hapur zjarr edhe ndaj oficerëve të policisë të cilët i ishin vënë në ndjekje.
Personi i armatosur u largua edhe nga policia e Lakewood. Po ashtu gjatë arratisjes nga kjo zonë nga pati edhe shkëmbime zjarri, ndërsa më pas ka lënë makinën për tu larguar në këmbë.
Gjatë arratisjes është futur në një hotel dhe aty ka plagosur edhe një punonjës, ndërsa më pas ai qëlloi sërish drejt uniformave blu, para se të vritej nga policia.