Qeveria indiane ka ngrirë të gjitha llogaritë bankare të Misionarëve të Bamirësisë, urdhri i themeluar nga Nënë Tereza.
Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i Bengalit Perëndimor, në një postim në Twitter, në të cilin e cilëson vendimin si “tronditës”.
“Ministrja e mori vendimin në ditën e Krishtlindjes,” thotë Banerjee.
“22,000 pacientët e spitaleve dhe punonjësit e urdhrit kanë mbetur pa ushqime dhe ilaçe. Respektimi i ligjit është thelbësor, por angazhimi humanitar nuk duhet të cënohet”, shtoi ai.
Qeveria e Delhi nuk e ka komentuar vendimin.
Në 14 dhjetor, një shtëpi familjare e misionarëve në Gujarat u akuzua se kishin detyruar vajzat atje të mbanin një kryq dhe të lexonin Biblën.
Zyrtari social i qarkut Mayank Trivedi tha për AFP se ankesa e tij bazohej në një raport nga autoritetet e mirëqenies së fëmijëve. Sipas tij, ishin 13 vajzat që u detyruan të lexonin tekstin fetar.
Misionaret e Bamirësisë, e themeluar në vitin 1950 nga e ndjera Nënë Tereza – një murgeshë katolike që jetoi dhe punoi në Kalkuta pjesën më të madhe të jetës së saj dhe fitoi Çmimin Nobel për Paqen – i mohoi të gjitha akuzat.