Pas Këshillit Kombëtar, Basha zhvillon takime me kryetarët e degëve

AKTUALITET


Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i Selisë Blu, Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijimin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD. Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës.



Skip to toolbar