Tre të prekur te Specia, infektohet edhe Rei Manaj!

Më të fundit


Lajm i keq për skuadrën e Specias, Rei Manaj infektohet me COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Liguria teksa me anë të një komunikate zyrtare njofton se tre lojtarë janë evidentuar të jenë pozitiv pas tamponave të kryera, ku midis tyre është dhe sulmuesi lushnjar, Rei Manaj.

Përveç ish-lojtarit të Interit dhe Barcelonës të infektuar rezultojnë dhe Petko Hristov dhe Mbala Nzola. Të tre lojtarët janë totalisht asimptomatik.

“Klubi i Specias komunikon se gjatë një kontrolli të testeve anti-COVID u evidentuan tre raste pozitive të lojtarëve, Rei Manaj, Petko Hristov dhe Mbala Nzola të tre totalisht asimptomatik.”, shkruhej në komunikatë.



Skip to toolbar