Nis numërimi mbrapsht për Metën, Kushtetuesja e thërret për seancën e shkarkimit

Më të fundit


Gjykata Kushtetuese ka nisur përgatitjet për seancën gjyqësore të 18 janarit, që ka të bëjë me shkarkimin e Presidentit të Republikës. Në qershor të vitit që lamë pas Kuvendi vendosi me shumicë votash që të shkarkojë presidentin Meta nga detyra, me argumentin se ka cenuar rëndë Kushtetutën me ndërhyrjet në procesin zgjedhor të 25 prillit. Më pas dosja shkoi në Gjykatën Kushtetuese, ku kjo e fundit pasi ndoqi të gjitha procedurat përcaktoi 18 janarin si datën e parë të gjyqit.

Por mësohet se Kushtetuesja ka vënë në dijeni presidentin që të paraqitet në seancë. Ndërkohë në një reagim zyrtar për gazetën për të konfirmuar informacionin, Kushtetuesja u shpreh se do të zbatohet neni 62 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i cili po ashtu shprehet qartë se presidenti ftohet që të jetë i pranishëm në seancë.

“Gjykata Kushtetuese mban parasysh përmbajtjen e nenit 62 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit: Neni 62/Zhvillimi i seancës (ndryshuar me ligjin nr.99/2016, neni 53) 1. Gjykata Kushtetuese për kalimin e çështjes në seancë plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj. Në këtë rast zhvillohet seancë plenare publike. 2. Në seancën plenare ftohet të marrë pjesë Presidenti i Republikës, i cili mund të përfaqësohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, si edhe Kuvendi.



Skip to toolbar