Kokaina në banane, arrestohet agjenti doganor dhe inspektori i AKU

AKTUALITET


Arrestohen dy persona për ngarkesën 119 kg kokainë të kapur në kontejnerin e bananeve në një magazinë në Vaqarr.

Mesohet se janë arrestuar shtetasit Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU.

Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, në lidhje me kontejnerin me banane, ku ishin fshehu 119 kg kokainë.

Shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.

119 kilogramë kokainë kapën më 30 dhjetor të vitit që lamë pas në një magazinë në Vaqarr.



Skip to toolbar