Drejt Sllovenisë, përmbyset në Serbi një autobus nga Kosova. 17 të plagosur

KOSOVA


Një autobus i një kompanie turistike me targa të Kosovës është përfshirë në një aksident rrugor afërsi të Krushevacit në Serbi.

Sipas informacioneve të para, të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur. Pasagjerët janë kryesisht shqiptarë të Kosovës.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur anës rrugës.

Ekipi i ambulancës ka mbërritur në vendngjarje dhe deri më tani disa persona janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Krushevcit. Nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve.

Pasagjerët që nuk kanë pësuar lëndime kanë vazhduar me një autobus tjetër.

Në lidhje me aksidentin në fjalë, mediat serbe raportojnë se ky është autobus që kryen linjën Prishtinë – Graz. Në momentin e aksidentit, autobusi sapo ishte nisur nga Kosova dhe kishte për destinacion Slloveninë.

Ikte drejt Sllovenisë, aksidentohet autobusi me shqiptarë në Serbi, 17 të plagosur

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq.

Qeveria e Kosovës njoftoi se udhëtarët që u lënduan në një aksident në Serbi të një autobusi nga Kosova, janë jashtë rrezikut për jetë.

Autobusi i linjës Prishtinë-Grac ka ndodhur rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

Ikte drejt Sllovenisë, aksidentohet autobusi me shqiptarë në Serbi, 17 të plagosur

“Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit”, tha Qeveria e Kosovës.

Ekzekutivi tha se institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të ndihmuar të prekurit në këtë aksident.



Skip to toolbar