Një pjesë e mediat greke janë ngacmuar nga vizita e të hënës e Erdoganit në Tiranë, duke e parë dhe konspirativisht.
Lideri turk, si arsye bazë të kësaj vizite në Shqipëri ka parjen nga afër të banesave të ndërtuara me financim turk për të pastrehët e tërmetit të 2019-ës.
Pentapostagma.gr, pos që thekson raportin e ngushtë Rama – Erdogan, shkruan se Turqia ka investuar rreth 3.5 miliardë dollarë në Shqipëri dhe më shumë se 600 kompani të saj operojnë në vend.
Por kjo media shkon më tej kur shkruan se Rama ka ndihmuar gjithashtu Erdoganin në persekutimin e klerikut turk në mërgim Fethullah Gulen dhe ndjekësve të tij.
Po ashtu thuhet se ka një marrëveshje sekrete mes Tiranës dhe Ankarasë për dëbimin e gylenistëve, ndërsa Turqia do të bëjë presion vendeve që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.
“Turqia është një nga vendet e pakta që përdor bamirësi dhe ndihma humanitare për të shtrirë ndikimin e saj në vende të tjera, pavarësisht faktit se njerëzit në shtëpi vuajnë nga varfëria, mungesa e vendeve të punës, rritja e inflacionit dhe qeverisja gjithnjë e më autoritare.
Marrëdhënia mes Ankarasë dhe Tiranës është aq e ngushtë sa disa e quajnë presidentin Rexhep Tajip Erdogan si Sulltan dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama si Pasha, një referencë për ditët kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane.
Disa thonë se Erdogan po ëndërron të bëhet një ndërmjetës i pushtetit rajonal, kryesisht për shkak të përfshirjes së tij dhe lidhjeve të ngushta me liderët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje.
Muajt e fundit ai është takuar me Milorad Dodik, Zoran Milanovic, Edi Ramën, madje edhe me Aleksandër Vuçiçin.
Madje, Ankaraja ka njoftuar se do të bëjë presion për pavarësinë e Kosovës duke nënshkruar marrëveshje sekrete për dëbimin e të dyshuarve “gylenistë” nga vendi dhe Shqipëria fqinje”, pretendon kjo media.