Manja denoncon dy raste abuzimi në Kadastrën e Sarandës

AKTUALITET


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar dy raste të abuzimit me detyrën të zyrtarëve të Kadastrës së Sarandës, që sipas tij nuk kanë zbtuar vendimet e gjykatave.

Ne një deklaratë për mediat, Manja tha se rastet do të referohen në Prokurori, ndërsa u shpreh se këta persona nuk kanë zbatuar vendimet e gjykatave, duke legalizuar objekte të kundërligjshme.

“Rasti tjetër që do ta referojmë në prokurorinë sot i takon agjencisë së Kadastrës në Sarandë.

Janë dy raste që i përkasin shtetasve P.D dhe R.D , për të cilët është kallëzuar në prokurori ish drejtori dhe përgjegjësi i ALUIZNIT në Sarandë.

Në rastin e parë ish drejtori dhe ish përgjegjësin pavarësisht vendimit të gjykatës Gjirokastër për pezullimin e procesit të legalizimit agjencia e Kadastrës ka vijuar me legalizim. Për këta zyrtarë vendorë të kadastrës në Sarandë nuk vlen vendimi i gjykatës. Po të ishte për regjistrim dhe legalizim këta do ta kishin zbatuar mirë.

Krejt si mall pa zot objekti rezulton se nuk plotëson kriteret urbanistike  duke bllokuar tërësisht rrugën e parashikuar sipas studimit të bashkisë

Janë kritere të qarta që këtë objekt e përjashtojnë nga legalizimi. Ka bllokuar rrugë që sipas planit të bashkisë së Sarandës do të ishte rrugë qyteti.

Rasti i dytë është një kundërvënie ndaj një vendimi gjykate për sigurimin e padisë ndaj një objekt, por mesa duket zotërinjtë e agjencisë së Kadastrës në Sarandë e konsiderojnë veten mbi gjykatat.

Dy rastet e Sarandës sot, edhe pse gjykata në rastin e parë ka kërkuar pezullimin e procesit dhe në rastin e dytë ka marrë një sigurim padie, të dy objektet janë legalizuar dhe ndërtuar dhe bien ndesh me planin urbanistik.

Më lejoni të ndaj me ju që për Sarandën kemi disa praktika të tjera që po trajtohen nga njësia anti-korrupsion do të kemi edhe rezultate të tjera”, tha Ulsi Manja.



Skip to toolbar