Situata e motit në rajonin juglindor po shkon drejt përmirësimit. Temperaturat gjatë natës kanë pësuar rritje prej 4 gradësh, ndërsa gjatë ditës do të jenë në vlera pozitive.
Qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset nacionale të juglindjes është normal dhe po ashtu pa vështirësi lëvizet edhe drejt Dardhës dhe Voskopojës.
Nuk raportohen problematika sa i takon furnizimit me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm për popullatën e zonave urbane dhe atyre rurale. Rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative janë të hapura dhe nuk ka zona të bllokuara.