Çfarë po ndodh në Sarandë? Gjendet i pajetë një person. I treti brenda muajit

AKTUALITET


Një tjetër person i pajetë është gjetur ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Çukë, ku mësohet se ka ndërruar jetë Andrea Capo, 80-vjeçari i cili është gjetur i pajetë nga fqinjët e tij.

Viktima jetonte vetëm sepse fëmijët i kishte jashtë shtetit, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë 2-3 orë para se të gjendej pa frymë.

Policia nuk ka konstatuar gjurmë dhune në trupin e tij, megjithatë pritet të bëhet ekspertiza e nevojshme për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Me këtë ngjarje, shkon në tre numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre.



Skip to toolbar