Futbolli fitoi kundër manipulimeve të zgjedhjeve në Gjirokastër. Delegatët i kanë dhënë një leksion, FSHF-së, që po përdor të gjitha mundësitë për të manipuluar zgjedhjet në Asamblenë e Shoqatave në qytet e Shqipërisë, duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren.
Pas asaj që ka ndodhur në disa Asamble Rajonale, ku janë zgjedhur delegatë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF-së mes shumë manovrash e manipulimesh, futbolli i bazës ka filluar të ngrejë krye ndaj FSHF-së. Sinjali ka ardhur sot nga Gjirokastra, ku anëtarët e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës kanë bojkotuar këtë Asamble, për shkak të mungesës së transparencës, pa pasur ide të qartë se kush janë delegatët e kush votohet.
Edhe pse FSHF u përpoq të kapte këtë Asamble me përfaqësues të politikes, kjo gjë nuk ndodhi, teksa zgjedhjet e Asamblesë u shtynë. 5 nga 9 anëtarët refuzuan të marrin pjesë.
Tepelena, Memamliaj, Af Luftëtari, Delvina, Saranda, Këlcyra dhe Luftëtari kanë firmosur një peticion dërguar Federatës që mos të behet kjo mbledhje.