“Unë shpresoj të jetoj edhe për pak”. Fjalët prekëse të Adriano Celentanos

BOTA


“Unë shpresoj të jetoj edhe për pak. Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën zbritëse të jetës dhe kam nisur të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres  gjë, për tjetrën kam projektet e mia. Jam penduar që nuk studiova, atëherë kur mundësha. Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta tashmë do të isha një person tjetër, me kollare. Nuk e kisha ëndërruar asnjëherë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës gjithë jetën time.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund ta thotë me siguri nëse ka ndjerë apo jo lumturi në jetë. Dihet se gjithçka, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të sigurosh, është e paraprirë nga një punë e vazhduar që duhet të bësh: Nëse nuk investon për lumturinë, ajo nuk vjen vetë të të kërkojë”. – Adriano Celentano

Adriano Celentano është një këngëtar italian i njohur nga të gjithë për këngët e tij të veçanta. Aktualisht është 84 vjeç dhe na jep një mesazh tepër frymëzues, atë më sipër. Ai thotë se nuk ekziston lumturia afatgjatë dhe është e vërtetë. Sado të mundohemi, vjen një moment që edhe çastet e lumturisëpërfundojnë. Jeta është e përbërë nga momente të bukura dhe të trishta. Kemi nevojë t’i përjetojmë të dyja këto gjendje për ta kuptuar më së miri vlerën e jetës.

Ama sikurse thotë këngëtari, ka diçka që na bashkon të gjithëve. Mund të kemi jetuar shumë vite në këtëjetë, “të kemi bërë” plane për jetën tjetër, ama sërish kemi shpresën të jetojmë pak më tepër në këtë botë. Sado që Celentano (i cili realisht na përfaqëson të gjithëve) shprehet se ka bërë plane për jetën tjetër, prapë e nis mesazhin e tij me: “Shpresoj të jetoj edhe për pak”…



Skip to toolbar