Bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Lavrov: Tangoja kërcehet dyshe

BOTA


“Rusia është e hapur për dialog, por duhen dy persona për të kërcyer tango. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov në lidhje me rrugën diplomatike si zgjidhje për konfliktin në Ukrainë. 

Sa i përket vendimit për ushtarët britanikë dhe marokenë, të dënuar me vdekje dje në Donetsk, ai tha vendimi u mor në bazë të ligjeve të DPR (të vetëquajtur Republika Popullore e Donetskut) dhe se nuk duhet të ndërhynin në sistemin gjyqësor të Republikës.

Lavrov gjithashtu kërkoi që të mos spekulohet mbi temën e dënimit të mercenarëve të huaj të dënuar në DPR.



Skip to toolbar