Deputeti socialist Fatmir Xhafaj u shpreh i pakënaqur me punën e Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2021.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku i diskutua rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit, ish ministri i Drejtësisë u shpreh se ky institucion nuk ka arritur të ngrihet në standardin që kërkohej.
“Do ta votoj pro megjithëse nuk kam mendim pozitiv për Komisionin e Prokurimit Publik. Nuk kam pasur dhe nuk kam. Ishte një përpjekje shumë pozitive ndryshimi i ligjit dhe përpjekja për ti zgjedhur anëtarët jashtë influencës së Ekzekutivit, edhe si një produkt i votimit parlamentar. Por besoj se Komisioni nuk ka arritur të ngrihet në standardin që është destinuar të punojë. Edhe nga përvoja që kam pasur edhe nga sa e kam ndjekur vlerësimi im për komisionin nuk është pozitiv në tërësinë e tij”, u shpreh Xhafaj.