Komisioni për Investimet Strategjike/ Bardhi: Na u bashkuan edhe deputetë të tjerë por nuk i la Berisha, tërhoqën firmat

Më të fundit


Në lidhje me kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Startegjike, Bardhi tha mbrëmjen e sotme në ‘Top Story” se i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë mbështetës të Berishës, pasi Bardhi iu kishte dërguar mesazh.

Bardhi tha se këta deputetë, firmosën në mbështetje të kërkesës por më pas i tërhoqën firmat pasi Berisha i kishte ndaluar

“Një nga standartet e mia është se çdo denoncim i bërë nga unë të ndjekë edhe rrugë ligjore.

Nëse ti denoncimin e ke të dokumentuar në fakte e prova, duhen dorëzuar në institucionet përgjegjëse.

Unë kam kontaktuar edhe deputetë pranë Berishës të bëheshin pjesë e aksionit për investimet strategjike. Gjëja që ndodhi ishte se një pjesë e tyre erdhën dhe firmosën dhe pas një mesazhi të marrë nga Berisha e tërhoqën bashkëpunimin.”- tha Bardhi.



Skip to toolbar