PE miraton raportin për t’i dhënë statusin e vendit kandidat në BE Ukrainës dhe Moldavisë 

BOTA


Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenim raportin në të cilin kërkon t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE për Ukrainën dhe Moldavinë.

Raporti tregon gjithashtu vullnetin e Dhomës për t’i dhënë status Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.

Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”, por theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se kjo mbetet “një strukturuar e bazuar në meritë.”



Skip to toolbar