Kishte fshehur në kabinën e kamionit 34 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

AKTUALITET


Një shofer kamioni me origjinë shqiptare, që udhëtonte në jug në autostradën Brenner u ndalua për një kontroll nga policia e trafikut në barrierën Vipiteno.

Policia italiane gjeti të fshehur në kabinën e kamionit 34 kilogram kokainë.


Shqiptari me banim në Itali, u arrestua dhe ndodhet në burgun e Bolzanos.

Seanca për vërtetimin e arrestit do të mbahet të mërkurën. Sipas medieve italiane droga nuk ishte destinuar për tregun e Tirolit të Jugut.




Skip to toolbar