Ministrja e Thesarit Helen Whately, ministri i Sigurisë Damian Hinds, ministri i Shkencës George Freeman, ministri i Pensioneve dhe Guy Opperman ministri i Gjykatave James Cartlidge, kanë dhënë dorëheqjen këtë të të enjte, duke e çuar në 53 numrin total të dorëheqjeve nga qeveria Johnson.
Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë atij të japë dorëheqjen , por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin, edhe pse skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Doëning Street po e fundos atë gjithnjë e më shumë.
Shpërbërja spektakolare e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë nga përfundimi; ndërsa ligjvënësit konservatorë po diskutojnë mundësinë për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse është e nevojshme.
Deri të mërkurën në mbrëmje, një delegacion i ministrave të shkoi në Doëning Street për t’i thënë atij të largohej. Midis tyre ishte Sekretarja e Brendshme Priti Patel – një nga mbështetëset më besnike të Johnson – si dhe aleati i tij për një kohë të gjatë dhe ministri i lartë i kabinetit, Michael Gove, gjithashtu i kërkoi atij të mërkurën pasdite të pranonte se koha e tij ka mbaruar, por përgjigja që mori ishte se ai tashmë ishte i pushuar.
Tani johnons ka vetëm dy mundësi ose të japë dorëheqjen sot, ose kundërshtarët e tij do të lëvizin cdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.