‘Shtëpi bari’ dhe në Spanjë, zbulohet ambienti me1500 bimë kanabis. Në pranga 2 shqiptarë

BOTA


Garda spanjolle ka kryer një operacion për çmontimin e një plantacioni të brendshëm të kultivimit të marjuanës në një magazinë industriale në Caspe, një komunë në provincën e Zaragozës, ku si rezultat janë arrestuar 3 persona, 2 prej tyre shqiptarë dhe një maroken.

Sipas mediave spanjolle, hetimet nisën pasi hetuesit u informuan për ekzistencën e mundshme të një hapësire në të cilën mund të kultivohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në zonë, agjentët gjetën në total 1500 bimë kanabis sativa në një magazinë  që kishin të gjithë elementët e nevojshëm për kultivimin e tyre. Gjithashtu, u verifikua se si të tre të arrestuarit kujdeseshin për plantacionit 24 orë në ditë, si dhe se ndoqën masat e sigurisë për të mos u përgjuar, përfshirë kamerat e vëzhgimit dhe një automjet të fshehur në në afërsi, që do t’i lejonte ata të iknin përpara një mbërritjeje të mundshme të agjentëve.

Ambienti në fjalë kishte një instalim të plotë të energjisë elektrike që furnizohej ilegalisht nga ndriçimi publik.

Të arrestuarit, dy shqiptarët dhe një maroken, akuzohen për krimet e dyshuara të “pjesëmarrjes në një grup kriminal”, “kultivimit ose përgatitjes së drogës” dhe “mashtrimit të energjisë elektrike”.Për këto krime gjykata e gardës ka dekretuar dënimin me burg. Megjithatë, procesi është ende në vijim.



Skip to toolbar