Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Burime nga kryeministria bëjnë me dije ceremonia pritëse e Pedro Sanchez do të zhvillohet orën 08:45) jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa në orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp.
Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Ajo që vihet re është se Sanchez ka zgjedhur mos të vizitojë Kosovën. Turneu parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.
Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.
Mbështetje në rrugën drejt BE-së
Sánchez ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mbajtur takime me shumicën e liderëve të saj për të adresuar më tej pritshmëritë e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor u takuan muajin e kaluar në Bruksel përpara samitit të fundit evropian dhe trajtuan, ndër të tjera, aspiratat e anëtarësimit në BE.
Shpejtësia me të cilën fituan statusin e vendeve kandidate Ukraina dhe Moldavia është në kontrast me bllokimin e integrimit të vendeve të Ballkanit, një situatë që ka zgjatur me vite.
Kjo bëri që disa liderë ballkanikë të shprehin zhgënjimin e tyre dhe të paralajmërojnë BE- në se kjo do të humbasë kredibilitetin në rajon. Sánchez tregoi shprehimisht mbështetjen e tij për rrugën drejt BE-së të vendeve ballkanike.
“Kur të bëhet e mundur përfundimisht, Spanja do të jetë në favor të nisjes së këtij debati ”, tha ai në një konferencë për shtyp pas samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.