Lufta në Ukrainë hyn në ditën e 158-të, ndërsa luftimet më të ashpra po zhvillohen në Mykolaiv, ku pas shiut të raketave ruse të dielën, qyteti iu nënshtrua edhe bombardimeve të reja gjatë natës, ku të paktën dy njerëz vdiqën.
Ndërkohë, mediat turke kanë bërë të ditur se ngarkesa e parë me grurë dhe misër është nisur nga Odessa në orën 7:30 të mëngjesit të së hënës me destinacion Turqinë.
Anija e ngarkuar me dritha mban flamurin e Sierra Leone. “RAZONI” është e ngarkuar me grurë dhe misër dhe do të niset nga porti i Odesas në orën 08:30 të hënën për të shkuar në Liban”, tha ministria turke e Mbrojtjes.
Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje të veçanta me Turqinë dhe OKB-në, duke i hapur rrugën Ukrainës, një nga hambarët kryesore të bukës në botë për të eksportuar 22 milionë tonë drithë dhe mallra të tjera bujqësore që kanë ngecur në portet e Detit të Zi për shkak të konfliktit.
Ndërkohë, sipas raportit të fundit të inteligjencës britanike, “Rusia me siguri po ricakton një numër të konsiderueshëm të forcave të saj nga sekt