Në fillim faraoni e ndryshoi emrin e tij, nga Amenhotep IV në Akhenaten. Pastaj dekretoi një kryeqytet i ri të mbretërisë që duhej të ndërtohet larg të vjetrit. Në këtë qytet duhet të adhurohej vetëm një Perëndi, duke i braktisur të gjithë të tjerët:perëndinë e diellit Aten.
Herezia e Akhenatenit nuk zgjati shumë, dhe përfundoi me vdekjen e tij më pak se 20 vjet më vonë. Ishte një parantezë e 3 mijë viteve të stabilitetit kulturor që e karakterizoi Egjiptin e lashtë. Por gjurmët e tij të qëndrueshme në art dhe mendim, e bëjnë atë një nga revolucionet fetare më të diskutuara të të gjitha kohërave.
Një shpjegim i zakonshëm është se Akhenatenit, i ishte sosur durimi me priftërinjtë e plotfuqishëm të kryeqytetit të vjetër të Tebës, të cilët adhuronin shumë hyjni. Por sikur në tëvërtetë, ai të ishte duke iu shmangur një epidemie? Ideja nuk është e re, por është rikthyer nëfokus pas shfaqjes së Covid-19.
Pasi përjetuam pandeminë më të rëndë të shekullit të fundit, shumë egjiptologë dhe arkeologë e shohin të kaluarën me një sy tjetër. Ata kanë parë drejtpërdrejt ndikimin social që mund të ketë një pandemi, thellimin e pabarazive, refuzimin e autoritetit shtetëror, ksenofobinë dhe kërkimin e kuptimit, dhe e kanë kuptuar se këto dukuri ka të ngjarë të kenë precedentë.
“Sëmundjet infektive luajnë një rol kulturor dhe ekonomik, i cili përsëritet me kalimin e kohës, deri në ditët e sotme”-thotë Luiza Hiçkok nga Universiteti i Melbërnit, Australi. Duke parë se sa të ndërthurura janë mosmarrëveshjet sociale, idetë virale dhe viruset, Hitçkok dhe të tjerët pyesin nëse kjo mund të shpjegojë edhe ndryshimet kryesore kulturore që ndodhën në histori në kohën e Akhenatenit, gjatë pandemisë së Vdekjes së Zezë dhe Gripit Spanjoll të 1918–ës.
Rasti i murtajës – i kuptuar si një sëmundje infektive me përmasa epidemike – në Egjiptin e Epokës së Bronzit të vonë, na ofron disa të dhëna. Në vitin 2012, egjiptologia amerikane ArielKozlof sugjeroi se kishte shenja të një epidemie që në kohën në mbretërimin e babait të Akhenaten, Amenhotep III.
Ajo e vë theksin tek boshllëk 8-vjeçar në të dhënat e shkruara, dhe tek fakti se Amenhotep kishte urdhëruar ndërtimin e shumë statujave të një Perëndeshë të shërimit, Sekhmet, që mbante kokën e një luani, më shumë se sa të çdo hyjnie tjetër. Në një moment ai ndryshoi madje edhe rezidencën e tij perandorake, ndoshta në një përpjekje për të izoluar veten.
Në vitin 2020, Jorrit Kelder nga Universiteti i Leidenit në Holandë, tha se e njëjta epidemi mund të ketë shtyrë Akhenatenin të ndërmerrte veprime më drastike. Kelder vuri re se sa shpesh njerëzit ndiheshin të zhgënjyer nga qeveritë, të cilat sipas pritshmërive të tyre, duhet t’i kishin mbrojtur nga Covid-19.
Reforma fetare e ndërmarrë nga Akhenateni në shekullin XIV Para Krishtit “mund të shihetndoshta si një veprim parandalues për të theksuar dështimin, jo të tijin, por të Perëndive tradicionale për ta mbrojtur Egjiptin”- shkroi ai. Megjithatë, qyteti i ri i Akhenatenit, Amarna, u bë shpejt një qendër vendimtare në një rrjet ndërkombëtar të tregtisë dhe diplomacisë.
“Një lloj epokë e parë kozmopolitane”- thotë Kelder. Prandaj, as ai mund të mos i ketë shpëtuar epidemisë siç shpresonte themeluesi i saj. Dhe e njëjta sëmundje ngjitëse, mund të ketë shkaktuar vdekjen e tij, të bashkëshortes Nefertitit, dhe 3 vajzave të tyre.
Sëmundja misterioze mund të jetë përhapur edhe përtej Egjiptit, sidomos kur njerëzit filluan të braktisnin Amarnën. Hiçkok ngre pyetjen nëse kjo gjë dobësoi një sërë qytetërimesh mesdhetare, duke çuar në shkatërrimin e tyre nga popujt e detit (një grupim që u përhap me shpejtësi në Mesdheun Lindor) dhe në fund të Epokës së Bronzit pak më shumë se një shekull më vonë.
Të njëjtën qasje ka edhe Xhoel Finkelshtein, bashkëthemelues i Institutit të Kërkimeve për Rrjetet Infektuese (NCRI) në Nju Xhersi, SHBA. NCRI analizon tendencat e informacionit në rrjetet sociale, dhe i lidh ato me ngjarje të botës reale. Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, pavarësisht nga orientimet politike, NCRI ka vënë re rritjen e “grupeve fetare revolucionare, që po tentojnë të prishin marrëdhëniet me shoqërinë, për të krijuar diçka që sjell një epokë utopike”- thotë Finkelshtein.
Pasi kanë krijuar ndjekës në sferën virtuale, aktiviteti i këtyre grupeve tani është përhapur në atë fizike. Studiues të tjerë kanë vënë se njerëzit i drejtohen fesë në kohë epidemish, madje edhe në një epokë gjithnjë e më laike si kjo e sotmja. Në prillin e vitit 2020, Qendra Kërkimore Pju në Shtetet e Bashkuara, raportoi se 1/4 e të rriturve deklaruan se besimi i tyre u forcua pas shpërthimit të Covid-19.
Ajo që njerëzit kërkojnë tek feja në këto kohë, është më pak e qartë. Por ka shumë të ngjarë që për shumë njerëz të jetë një rend social më i kontrolluar. Mishel Gelfand nga Universiteti iStenfordit në Kaliforni, argumenton prej kohësh se normat e një shoqërie shtrëngohen në përgjigje të kërcënimeve mjedisore si sëmundjet, uria dhe rreziqet natyrore, që kërkojnë sjellje të përbashkët dhe një bashkëpunim në shkallë të gjerë.
Një nga mënyrat për t’i inkurajuar këto veprime, është lutja ndaj një “Perëndie hakmarrës” për t’i ndëshkuar shkelësit e ligjit. Por feja nuk është mënyra e vetme për ta bërë një kulturë më norma më të ashpra. Në një studim që përfshin gati 250.000 njerëz në 47 vende, Leor Zmigrodnga Universiteti i Kembrixhit dhe kolegët e tij, zbuluan se qëndrimet konservatore dhe autoritare,rriten me shtimin e sëmundjeve infektive, dhe pavarësisht të ardhurave, arsimimit dhe faktorëvetë tjerë.
Dhe kjo lidhje vlen vetëm për sëmundjet e transmetuara nga një njeri tek tjetri, dhe jo për sëmundjet e pa transmetueshme. Kjo sugjeron që kthesa autoritare është thellësisht e një natyre sociale dhe ka të bëjë me mënyrën se si ne i perceptojmë njerëzit e tjerë. Edhe pse studimi i paraprin shfaqjes së Covid-19, sjellja e njerëzve gjatë pandemisë aktuale i ka përforcuar këto gjetje.
“Kjo sëmundje thellësisht sociale, që mund të transmetohet nga njerëzit e tjerë, ka çuar në një valë autoritarizmi në mbarë botën”, thotë Zmigrod. Në një paralele historike shqetësuese, Kristian Blikëll i Rezervës Federale në Nju Jork, zbuloi se tek qytetet gjermane në fillim të viteve 1930, sa më e lartë të kishte qenë shkalla e vdekjeve gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, aq më i madh ishte numri i votave për partinë naziste, dhe kjo sërish pavarësisht faktorëve si të ardhurat dhe papunësia.
“Në një pandemi ekziston një frikë e madhe ndaj kaosit, dhe dëshira për masa më të forta nga autoritetet, i hap rrugën mbështetjes së qeverive më autoritare”- thotë Gelfand. MajkaëllMutukrishna i Shkollës Ekonomike të Londrës, një studiues i evolucionit kulturor, ka një pikëpamje darviniane mbi këtë çështje.
Traumat, ashtu si epidemitë, krijojnë plejada “mutacionesh” ideologjike. Pastaj në veprim hyn ekuivalenti kulturor i seleksionimit natyror, duke i eliminuar mutacionet më pak të përshtatshme për popullatën. Po si mund të funksiononte kjo dinamikë në praktikë?
Si mikrobet ashtu edhe idetë udhëtojnë nëpër rrjetet sociale njerëzore, thotë sociologu dhe mjeku i Universitetit të Jeilit, Nikolas Kristakis. Këto rrjete kanë evoluar për të arritur një ekuilibër optimal midis avantazheve dhe disavantazheve të ekspozimit ndaj njerëzve të tjerë. “Përhapja e mikrobeve, është çmimi që duhet paguar për përhapjen e ideve”– thotë Kristakis. / Marrë me shkurtime “New Scientist” – Bota.al