Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka shitur ditët e fundit aksione të kompanisë me vlerë 7 miliardë dollarë, vetëm disa muaj pasi ai tha se nuk donte të shiste më aksione nga prodhuesi i makinave elektrike.
Sipas “Wall Street Journal”, dokumente tregojnë se, Musk ka shitur gjithsej 7.9 milionë aksione mes të premtes 5 dhe të martës 9 gusht.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje financiare të njeriut më të pasur të planetit.
Disa kohë më parë Musk u padit nga kompania Twitter e cila e akuzon miliarderin se u tërhoq nga marrëveshja për ta blerë atë, duke i prishur imazhin dhe ulur aksionet në bursa.
Musk nga ana tjetër pretendon se është mashtruar në negociata pasi Twitter ka një përqindje shumë të madhe përdoruesish falsë dhe joaktivë.