Gjendet një person i pajetë në një fshat të Tiranës 

AKTUALITET


Një person është gjetur i pajetë në fshatin Lanabregas në Tiranë. Dyshohet se  ai është mbytur në një liqen të këtij fshati.

Sipas raportimeve të para, viktima është rreth 50 vjeç. Ai mbetet ende i paidentifikuar nga autoritetet.

Në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndërkohë që mësohet  se policia po punon për të zbuluar identitetin e tij.



Skip to toolbar