Gjysma e votuesve republikanë mbështesin Trumpin pas kontrollit të FBI

BOTA



Gjysma e republikanëve amerikanë thonë se zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit u sollën në mënyrë të papërgjegjshme kur kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.

Sondazhi dyditor i përfunduar të mërkurën, sugjeron se votuesit republikanë mund të jenë kryesisht në anën e Trump, pavarësisht nga mbështetja e Partisë Republikane për zbatimin e ligjit, shkruan Reuters.

54% e të anketuarve republikanë thanë se FBI dhe Departamenti i Drejtësisë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme pas kontrollit në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago.

Ndërsa, 71% e votuesve demokratë thanë se FBI ka FBI ka vepruar me përgjegjësi.

FBI ka sekuestruar dosje të fshehta pas një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan Donald Trump javën e kaluar.

Agjentët morën 11 grupe dokumentesh, duke përfshirë disa që ishin të shënuara me mbishkrimin “TS/SCI”, një përcaktim që pohon se materiali brenda në dosje mund të shkaktojë dëme “jashtëzakonisht të rënda” në sigurinë kombëtare të SHBA.



Skip to toolbar