Zaloshnja: Pas energjisë elektrike, karburanti? Pastaj bulmeti?

Më të fundit


Nga një studim rigoroz statistikor që po përmbyll në gjithë territorin e Shqipërisë (pjesë e një studimi të gjerë ballkanik), rezultonte deri dje se vetëm 12% e shqiptarëve ishin fare të pashqetësuar prej situatës së energjisë elektrike. Pas vendimit të Ramës për mosrritjen e çmimit të energjisë elektrike, shumica dërrmuese e shqiptarëve ndoshta do të jenë në vazhdim fare të pashqetësuar prej energjisë elktrike…

Nga po i njëjti studim statistikor, rezulton se vetëm 9% e shqiptarëve janë fare të pashqetësuar prej situatës së karburantit. Dhe kur çmimi i naftës bruto në bursat ndërkombëtare është rikthyer në nivelet e para një viti (shihni grafikun shoqërues) dhe kur çmimi me pakicë i karburanteve ka rënë ndjeshëm kudo rrotull nesh, 91% e shqipatërvë kanë mëse të drejtë të mos jenë të qetë. Në analogji me rishikimin për çmimin e energjisë elektrike, ndoshta Rama do ta rishikojë edhe qendrimin e tij ndaj 4-5 grosistëve të sektorit të karburanteve në Shqipëri…

Duke iu kthyer përsëri studimit statistikor të sipërcituar, 84% e shqiptarëve e shohin rritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme si kërcënim për stabilitetin e vendit. Ndër çmimet që janë rritur më shumë qysh nga fillimi i vrapit galopant të inflacionit, produktet e bulmetit duket se kanë sjellë shqetësimin më të madh tek shqiptarët e thjeshtë. (E shkreta lopë nuk e prodhon qumshtin me naftën e shtrenjtuar, tha një grua e moshur në dyqanin e lagjes time, kur pa çmimet stratosferike të produkteve bulmetore).

Në analogji me rishikimin për çmimin e energjisë elektrike, ndoshta Rama do ta rishikojë edhe qendrimin e tij ndaj 4-5 grosistëve të sektorit të bulmetit në Shqipëri…

Pas energjisë elektrike, karburanti? Pastaj bulmeti?


Skip to toolbar