Përplasje mes Salvinit dhe Berlusconit për emrat! Kush mund të jetë kabineti i ri qeveritar i Melonit 

BOTA


Giorgia Meloni po punon për  ekipin e ri qeveritar, në të cilin dy forcat aleate, Lega dhe Forza Italia , ndoshta do të kenë peshë të barabartë. Synimi i liderit të Frateli Italia është ai i një qeverie me nivel të lartë teknikësh. Por është një ide që nuk përkon me atë të Silvio Berlusconit dhe Matteo Salvinit të cilët nga ana tjetër po bëjnë presion për një qeveri që pasqyron sa më shumë fytyrën e formacionit. Ka shumë hipoteza në shqyrtim..Nyja Viminale synohet nga Salvini por që sheh edhe pararendësin Antonio Tajani. Forza Italia (përveç Tajanit) ka në listën e ministrave të kualifikuar Licia Ronzulli, Anna Maria Bernini dheAlessandro Cattaneo.

Ndër hipotezat qeveri me dy zëvendëkryeministra Salvini dheTajani. Giancarlo Giorgetti, Riccardo Molinari ose Fabio Rampelli synojnë drejtimin e Montecitorio, ndërsa Ignazio La Russa ose Roberto Calderoli për Senatin.

Nënsekretar pranë Kryesisë së Këshillit, qarkullon emri i një anëtari shumë besnik të liderit të FdI-së, Giovanbattista Fazzolari, por në garë do të ishte edhe themeluesi i Brothers of Italy Guido Crosetto). Në rolin e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, nga ana tjetër, Meloni do të shihte mirë Carlo Deodato, këshilltar shteti, drejtues aktual i departamentit të çështjeve juridike të Palazzo Chigi.

Ministria e Ekonomisë pritet të bjerë në duart e  Panettës,aktualisht në bordin e BQE-së  i cili është mbështetur fuqishëm nga Gorgia Meloni. Një tjetër emër është dhe Domenico Siniscalco, i cili tashmë ka mbajtur postin në qeverinë e dytë dhe të tretë të Berlusconit dhe që ishte gjithashtu menaxher i përgjithshëm i Thesarit,  sot ai drejton degën italiane të Morgan Stanley. Fillimisht qarkulloi hipoteza se Mefi mund të ndahej në Thesar dhe Financë, por nuk do të kishte kohë për zbërthim.


Ministria e Brendshme, është  Salvini do të donte gjithmonë të shkonte ta merrte këtëb post, por Giorgia Meloni mbetet skeptike për hipotezën. Ndërkoë që postin e  prefektit të Romës mendohet Matteo Piantedosi, i cili mund të rrethohet nga një zëvendësministër i Legës.



Skip to toolbar