Lavrov akuza Perëndimit: Po veproni si Hitleri, përdorni Ukrainën si instrument për luftë

BOTA


Dhoma e ulët e Parlamentit rus votoi të hënën miratimin e traktateve për bashkimin e 4 rajoneve ukrainase me Rusinë.

Votimi rezultoi unanim për të katër traktatet, por numri i votave pro ndryshoi nga 409 në 413, ndoshta për shkak se disa ligjvënës u treguan më të ngadaltë për të shtypur butonin. Kryetari i Dhomës e quajti lëvizjen një “riunifikim”.


“Kjo ditë është historike për ne. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se mënyra e vetme për të shpëtuar banorët që jetojnë në territoret e katër entiteteve, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhias dhe Khersonit, është riunifikimi, bashkimi me Federatën Ruse”, tha Vyacheslav Volodin, kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, akuzoi Perëndimin se po imiton Hitlerin duke përdorur Ukrainën si “instrument lufte” kundër Rusisë, siç bëri Gjermania ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën II Botërore.

Ndërkohë, pamjet e para të lirisë së Zakitne, një lokalitet 10 milje larg qytetit lindor të Limanit, kanë nisur të qarkullojnë. Rimarrja e Limanit shënon fitoren e parë të ushtrisë ukrainase në territoret që Kremlini i kishte shpallur të vetat dhe që ishte zotuar t’i mbronte me çdo mjet.




Skip to toolbar