Të shtëna me armë pranë një shkolle në Çikago të SHBA, vriten dy nxënës, 14 dhe 15 vjeç

BOTA


Autoritetet thonë se dy nxënës janë vrarë dhe dy adoleshentë të tjerë janë plagosur nga të shtënat pranë një shkolle të mesme në Çikago.

Zyrtarët e zjarrfikësve të Çikagos thanë se katër 16-vjeçarët u qëlluan të premten pasdite pranë shkollës së mesme “Benito Juarez” në West Side të Çikagos.

Shefi i policisë së Çikagos, David Brown thotë se viktimat u qëlluan jashtë shkollës. Autoritetet thonë se të katër viktimat u dërguan në të njëjtin spital.

Drejtori i Shkollave Publike të Çikagos, Pedro Martinez, tha gjatë një konference për shtyp se duhet të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.

Incidenti me armë në Çikago vjen dy ditë pas 10 vjetorit të sulmit të rëndë në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown të Konektikatit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.



Skip to toolbar