Avioni që u ngrit në 2023 dhe u ul në… 2022! 

BOTA


Zonat kohore sigurisht që mund të jenë konfuze, dhe ato ndoshta ngatërruan pasagjerët në një fluturim që udhëtonte nga Seuli, Koreja e Jugut për në San Francisko, SHBA në ditën e Vitit të Ri, që do të thotë se po kthehej nga 2023 në 2022.

Avioni u ngrit nga Seuli 35 minuta pas mesnate dhe u ul në San Francisko në orën 17:14.

Diferenca kohore mes këtyre dy qyteteve është deri në 17 orë, megjithëse vetë fluturimi zgjat rreth 9 orë.

Ndjekësit e Flightradar24, të cilët e postuan këtë në Facebook, u kënaqën dhe disa rrëfyen situatat në të cilat u gjendën.“Një herë kam udhëtuar nga Sydney në Honolulu me një fluturim 10-orësh. Avioni u nis në orën 18:00 të së shtunës dhe mbërriti në Honolulu në orën 7 të mëngjesit, gjithashtu të shtunën! I shijova dy të shtuna, por edhe ishte konfuz”, tha një përdorues. 



Skip to toolbar