Yuri Kim: Marrëdhënia me Ramën, institucionale dhe jo personale!

Më të fundit


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha në Report Tv se marrëdhënia e saj me kryeministrin Edi Rama është vetëm institucinale, dhe jo personale, siç edhe mund të jetë artikuluar nga opozita, mes tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Marrëdhënia midis dy qeverive është shumë e fortë dhe pjesë e asaj marrëdhënieje është një marrëdhënie midis kreut të qeverisë dhe ambasadores amerikane. Dhe, përsëris, dua t’iu kërkoj njerëzve t’i largohen të vështruartit të këtyre marrëdhënieve si personale. Nuk janë marrëdhënie personale. Janë marrëdhënie zyrtare. Dhe ajo që mund t’ju them është se kur kryeministri dhe unë diskutojmë një çështje që është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, i realizojmë gjërat.

Nuk mund të kërkonim partner më të mirë, qoftë në Këshillin e Sigurimit, në NATO, për çështje kritike. Për shembull, vendimi i Shqipërisë për të qenë vendi i parë që doli vullnetar për të marrë afganët që po iu iknin talibanëve, për t’iu dhënë një strehë të sigurt për pak muaj rrugës për në Shtetet e Bashkuara për një jetë të re. Është diçka shumë e respektueshme që bëri ky vend”, tha Kim.



Skip to toolbar