“Mother Jones” për Bashën: Përkrahu politika pro ruse

Më të fundit


Media amerikane “Mother Jones”, e cila rreth një vit e gjysmë më parë denoncoi lobimin rus të PD në SHBA, ka publikuar me shpejtësi lajmin se Lulzim Basha është marrë i pandehur.

“Kjo ka rëndësi sepse nënkupton që entitete të lidhura me Rusinë, mund të kenë ndihmuar në lobimin e Bashës në SHBA, pasi për Ballkanin ai përkrahu politika relativisht nacionaliste më të përshtatshme për preferencat e Rusisë, ndryshe nga kundërshtarët e tij që kishin qëndrim më të fuqishëm pro perëndimor”, shprehet Mother Jones.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e dy viteve të shkuara kur firma amerikane ‘Muzin Capitol Partners’, plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kësaj kompanie, ajo kishte marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.



Skip to toolbar