“Ishte me djalin përdore”/ Dëshmitari për ngjarjen në Kavajë: Mirë që nuk më kapi ndonjë plumb! 

AKTUALITET


Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Kavajës dhe jo vetëm.

Dy shtetasit, Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja, si pasojë e një konflikti të mëparshëm janë përplasur njëri me thikë dhe njëri me armë kanë qëlluar njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë ndërruar jetën të dy.

Një prej banorëve të zonës thotë se Altin Rexha ishte i ardhur dhe ishte bashkë me djalin e tij të vogël përdore në momentin që u konfliktua me shtetasin Edmond Gosa.

Gosa ka qenë i pari që e ka goditur me thikë disa herë dhe më pas Rexha ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar.



Skip to toolbar