Vuçiç pas takimit: Ose Asociacion sipas marrëveshjeve, ose tërhiqemi

KOSOVA


“Prishtina, nuk dëshiron të përmbushë detyrimet e saj e të formojë Asociacionin dhe tani, dialogu është në një ngërç të madh”. Sot arritëm te muri”, u shpreh Vuçiç mbrëmë në një deklaratë për gazetarët, pas përfundimit të raundit të dialogut të nivelit të lartë në Bruksel.

Në takimin nuk u arrit ndonjë marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti u shpreh se draft-statuti i prezantuar nga ekipi menaxhues në takimin me presidentin serb, ishte “thellësisht i papajtueshëm me Kushtetutën e Kosovës”, ndërsa sqaroi se kishte propozuar një “draft-vizion” të tijin mbi kornizën që rregullon çështjen e komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

Vuçiç pretendon se në fakt, nuk ka asnjë pikë në draft që ka diçka me të cilën palën të mos jenë pajtuar tashmë në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara në vitet 2013 dhe 2015.

“Sa i përket formimit dhe statutit të Asociacionit, nuk po diskutohet për sistemin juridik të Kosovës, por për atë me të cilën është rënë tashmë dakord. Ndaj, ose do të ketë një Asociacion sipas atyre marrëveshjeve, ose ky është fundi i gjithçkaje”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Sipas shefit të diplomacisë europiane, Joseph Borell draft-statuti i prezantuar nga një ekip menaxhues i themeluar nga qeveritë e kaluara të Kosovës, ekip ky të cilin e përbënin vetëm serbë, nuk është përfundimtar, megjithatë ai përshëndeti faktin që propozimi të paktën, u hodh në tryezë.



Skip to toolbar