Emrat/ Dhunuan efektivin e policisë, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë, nën hetim edhe babai

AKTUALITET


Dy vëllezër janë arrestuar në Sarandë, ndërsa babai i tyre 58 vjeç punonjës policie është vënë nën hetim, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të njërit prej të arrestuarve.

24-vjeçari ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

23-vjeçari Perikli Naçi, i cili është me masën “arrest në shtëpi”, ndodhej jashtë godinës kur është pikasur nga polici.

Ai është afruar për ta arrestuar, por 23-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e dhunuar. Bëhet me dije se bashkë me Naçin kanë qenë edhe disa shokë të tij.

23-vjeçari Perikli Naçi, i cili është me masën “arrest në shtëpi”, ndodhej jashtë godinës kur është pikasur nga dy policët.

Ai është afruar për ta arrestuar, por 23-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e dhunuar. Bëhet me dije se bashkë me Naçin kanë qenë edhe disa shokë të tij.

Njoftimi policise 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me AMP-në, arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 24 vjeç dhe R. N., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për babanë e këtyre dy shtetasve, shtetasin A. N., 58 vjeç (punonjës policie), pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit P. N., pasi ai ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”



Skip to toolbar