Kryetari i Zubin Potokut: Dorëheqje? Duhet arsye ligjore

KOSOVA


Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha se aktualisht nuk mendon të jap dorëheqje nga detyra e udhëheqësit të kësaj komune.

Ai theksoi se nuk kanë ndonjë thirrje për dorëheqje dhe sipas tij duhet të ketë arsye dhe rrugë ligjore për ta bërë këtë.

“Njëherë nuk po mendoj për dorëheqje se këto janë  veç spekulime, ne jemi duke punuar, njëherë për njëherë nuk kemi thirrje për dorëheqje”, tha Zeqiri për KosovaPress.

Ai ka shtuar mënyra e largimit të kryetarëve me peticion është një proces që merr më shumë kohë.

“Për dorëheqje duhet të gjendet rruga ligjore, dorëheqjen nuk po e shoh të arsyeshme pa ndonjë arsye ligjore”, shtoi ai.

Sipas Zeqirit, kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore duhet të vazhdojnë të punojnë për aq sa kanë mundësi, pasi sipas tij, ka dyshime nëse zgjedhjet e parakohshme do të prodhojnë rezultat.



Skip to toolbar