Bild ka publikuar edhe një bisedë të përgjuar mes deputetit Damian Gjiknuri dhe një personi të quajtur Bekim Krashi, që sipas përshkrimit të gazetës gjermane është biznesmen. Biseda nuk është shumë e qartë, por gazetari gjerman supozon se bëhet fjalë për para, megjithëse nga ajo që dëgjohet në bisedën shqip, nuk përmenden asgjëkundi paratë.
Biseda mes Gjiknurit dhe Bekim Krashit
Bekim Krashi: Po Shef!
Damian Gjiknuri: O Bekim, kush ka qenë dje atje te komuna juaj, kush e ka mbuluar atë pjesën e transportit. Ju jeni edhe shtet mo burrë!
Bekim Krashi: Me thanë të drejtën nuk jemi shumë shtet, por janë ca zona që i kam lajmëruar.
Damian Gjiknuri: Po mirë, merre listën, merri ato gjanat dhe kërko mbështetje.
Bekim Krashi: Po more…
Damian Gjiknuri: Mirë
Bekim Krashi:Tani sa t’i marr po vij atje, pa merak