Baze: Stërmundimi i Berishës për telendisjen e opozitës

Më të fundit


Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me deputetët që mbështesin atë dhe u ka kërkuar që të angazhohen të gjithë që Gazmend Bardhi të ketë mundësi të organizojë një mbledhje ditën e enjte për tu konsideruar si mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një mbledhje me ish anëtarë të këtij Këshilli që tani janë me Berishën, që të delegjitimojë Kuvendin e zgjedhjes së Bashës.

Ka pas disa hezitime nga deputetët që mbështesin Berishën. Kushti I parë I tyre ka qenë që të njohin Berishën për kryetar. Të tjerë më pak servilë, kanë shprehur dyshimet se mbështetja ndaj Bardhit dhe Tabakut do të dëshpëroj demokratët pasi Bardhi ka paditur partinë e Berishës.

Por Berisha ka qenë I prerë në kërkesën që ata të dy duhen mbështetur me çdo kusht mjaftojnë që ti bashkohen grupit të tij.

Në të vërtet nga e gjithë kjo energji e harxhuar për makinacione brenda ish PD, bie në sy fakti se I vetmi që është në krye të punëve për ta mbajtur PD e ndarë është Berisha dhe këtë jo përmes betejash të hapura dhe parimore përmes kulisave si kjo .

D.m.th. Berisha është gati ti jap hua anëtarë të Këshillit të tij Kombëtar , dy deputetëve që ende nuk I ka në grupin e tij, me qëllim që ata të bëjnë një gjeste publike kundër Bashës dhe pas kësaj ai ti marrë ata dhe ti shpërblej brenda grupit të vet me shpresë se kështu bën shumicën e grupit parlamentar, pasi ata kanë dhe 5 deputetë të tjerë pas vetes.

Kjo stërlodhje numrash, kulisash, tradhtish, besnikërish të pështira, dhe mbi të gjitha kjo përpjekje për të vazhduar telendisjen publike të opozitës nga vet Berisha shpjegon gjithçka se çfarë është ai për opozitën dhe pse ajo nuk mund të ngrejë kokë, derisa ai do ta trajtojë atë si mall të vetin.

E zëmë për një moment se Berisha do ti bëj të gjitha këto. Edhe Bardhi do bëj një mbledhje, edhe pastaj do bashkohet me Berishën edhe Luli do zgjidhet kryetar, edhe do ketë secili nga një vulë, edhe do ti japin dhe një vulë tjetër Berishës…Në fund e gjithë kjo prodhon më shumë dëshpërim në opozitë se sa sikur secili prej tyre të kishte bërë nga një parti.

E vetmja gjë që ka kuptim është që Bardhi të shkoj tek parti e Berishës si kryetar I saj, duke eliminuar Berishën si shkak I ndarjes së opozitës dhe pastaj të vazhdoj betejën kundër Bashës për ndarje ose bashkim me të.
Por kalimi nga vartësi i Bashës në vartës të Berishës, tregon më shumë makthin që ka Bërisha nga Lulzim Basha se sa vlerën që kanë ish vartësit e Bashës për Berishën.

Berisha e do fushën e pastër në opozitë dhe ka kuptuar se Basha dhe mbështetësit e tij, aq sa janë nuk I hapin rrugë. Ndaj është në betejë të kompromentoj politikisht çdo kënd që ka qenë mbështetës I Bashës, duke bërë pazare të tilla,  me qëllim, që të mos kenë asnjë të ardhme në politikë, duke I djegur si politikan të pavlerë.

Në këtë aspekt ai mund të ketë sukses të djeg Bardhin, Tabakun dhe të tjerë pas tyre, duke I bërë pis në fund të betejës, madje ta zvogëloj dhe Lulin, por përsëri ai nuk e pastron dot fushën nga antiberishizmi. Ai nuk e ka problemin me Lulzim Bashën. Edhe me atë mund të bëj pazar. Ai e ka problemin me  30 për qind e opozitës së sotme, që Berisha as e fsheh dot, as e fshin dot. Pasi ata nuk duan asgjë në këmbim. Duan që të ik Berisha.



Skip to toolbar