Videoskandali në zyrën e Safet Gjicit, Alma Kaçi shkon në SPAK ‘e maskuar’

AKTUALITET


Alma Kaçi, gruaja që u shfaq në videon e skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici do të merret sërish në pyetje sot nga prokurorët e SPAK.

Në një video të siguruar për BalkanWeb shihet duke u futur në ambientet e SPAK, ndërsa për t’iu shmangur mediave, është ‘maskuar’ sërish me një kapele.

Ndonëse Kaçi ka kërkuar disa herë masë më të lehtë sigurie se ajo e ‘arrestit të shtëpisë’, GJKKO nuk e ka aprovuar kërkesën e saj.

Ndërkohë, ish-kryebashkiaku Gjici ndodhet pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës sa i takon një tenderi që do i jepte Kaçit.



Skip to toolbar