Zjarret që përfshirën Rodos bënë që një numër i madh turistësh të largoheshin duke ndërprerë pushimet e tyre.
Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale këtë të mërkurë ka vendosur që të ofrojë një javë pushim falas në Rodos pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë të dhënë për mediat, ku theksoi se Greqia është një vend absolutisht i sigurt, nuk ka asnjë rrezik.
Kryeministri sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.